Ka eskaluar në fyerje debati mes avokatit Tomë Gashi dhe gazetarit Milaim Zeka, e ku ky i pari e ka lëshuar edhe studion në shenjë revolte, njofton Insajderi.
Në televizionin Kanal 10, teksa po bisedohej rreth Gjykatës Speciale, Tomë Gashi duke e përgënjeshtruar pretendimin e Milaim Zekës se gjoja vetë Gashi ka dëshmuar kundër UÇK-së, ky i fundit i është referuar Zekës me ‘ai m…’.
Pas akuzave dhe fyerjeve të bëra nga Gashi, në studio është inkuadruar nga Suedia, Milaim Zeka, i cili fillimisht ka thënë se nuk i bën përshtypje deklarata e Gashit, e një njeriu që ka qene avokat i Millosheviqit.
Pas këtij momenti, duke folur Zeka, ka ndërdyrë Gashi, e më pas Zeka i është drejtuar më fjalët ‘Tomë kur të foli unë ti mos ha m….’.
Si reagim, Gashi është çuar nga studio duke e përshkallëzuar fjalorin banal, ku dëgjohet duke thënë që, ‘oh mos ma ha k… dhe shko në tre p… të nanës’, dhe në fund i është drejtuar moderatorit Xhemajl Rexha, duke i kërkuar që mos të thirret herëve tjera “për debat me kondoma”./Insajderi.com