Ministrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj e Rrustem Berisha janë parë të dëshpëruar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryministrit.
Indeksonline ka publikuar pamje teksa ministrat futen në selinë e partisë, ku strukturat e përgjithshme të AAK-së kanë mbajtur një takim pas dorëheqjes së Haradinajt.
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Ky veprim i Haradinajt erdhi pasi Gjykata Speciale e ka ftuar atë për tu intervistuar si i dyshuar.