Gabriel Escobar viziton Ambasadën e Kosovës në Washington

Gabriel Escobar viziton Ambasadën e Kosovës në Washington

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka vizituar të enjten ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim është pritur nga ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në Amerikë, Valdet Sadiku.

Për takimin ka njoftuar ambasada e Kosovës përmes një cicërime në Twitter.

“Ushtruesi i detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti sot Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tone”.

“Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme!”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.

Escobar ka zëvendësuar Matthew Palmerin në këtë pozitë, i cili ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Në funksionin e ri Escobar është përgjegjës edhe për çështjen e dialogut Kosovë – Serbi./Insajderi.com