Pse Microsoft po shet telefonë Android? Kompania thotë se ata tashmë mund të funksionojnë me Microsoft Launcher i cili sjell më vete aplikacionet si Office, Cortana dhe Skype.
Samsung Galaxy Note 8 i është bashkuar disa telefonëve të tjerë në dyqanet e Microsoft, jo vetëm në dyqanet online por edhe fizike.
Note 8 i bashkohet Galaxy S8 dhe S8+ si dhe telefonit Razer. Microsoft aktualisht shet katër telefonë Android krahas tre telefonëve Windows Phone.
Pse Microsoft po shet telefonë Android? Kompania thotë se ata tashmë mund të funksionojnë me Microsoft Launcher i cili sjell më vete aplikacionet si Office, Cortana dhe Skype.
Kjo lëvizje është një hap prapa i Microsoft në tregun e telefonëve inteligjentë. Nëse njerëzit nuk blejnë telefonë me sistemin operativ të Microsoft, kompania të paktën mund ti bëjë që të përdorin aplikacionet dhe shërbimet e saj edhe pse përdorin një telefon Android.
Madje kompania mund të përfitojë sepse versioni i plotë i Office kërkon një abonim Office 365.
Tranzicionin e strategjisë së Microsoft nga shitja e telefonëve tek shitja e aplikacioneve dhe shërbimeve për platformat rivale e tregoi edhe vetë themeluesi i kompanisë Bill Gates.
Në Shtator ai shprehej gjatë një interviste për Fox News se përdor një telefon Android por me aplikacionet e Microsoft.
Qëndrimi i Gates bie në kontradiktë me atë të shefit ekzekutiv të Microsoft Satya Nadella i cili është më i hapur ndaj Apple.