Ndërsa seritë Galaxy Note 20 tashmë kanë goditur dyqanet, sytë e të gjithëve janë drejt Galaxy S21 dhe jo pa arsye.
Telefoni normalisht duhet të mbërrijë në muajin shkurt ose mars dhe rrjedhjet e informacioneve rreth komponentëve kanë nisur tashmë, njofton Insajderi.
Informacionet e para vinë për baterinë e cila ka marrë certifikimin. Me emrat e koduar Galaxy S21 dhe S21 Plus, bateritë e certifikuar për këto modele janë 3,880 mAh dhe 4,660 mAh respektivisht.
S21 Plus ka një bateri 160mAh më të madhe sesa S20 Plus ndërsa S21 120mAh më të madhe sesa paraardhësi.
Për ta vënë në perspektivë, bateria 4,500 mAh e S20 Plus zgjat për afro 11 orë me ekran të ndezur në 120Hz ndërsa bateria e iPhone 11 Pro afro 12 orë.
Bateritë do të prodhohen nga kompania Kineze Ningde Amperex Technology Limited. Me këto bateri Samsung ka planifikuar të sjellë edhe karikimin 60W.
Bazuar në informacionet e rrjedhura, Galaxy S21 do të jetë më shumë një përditësim mbi S20 me version të ri të kamerës 108-megapiksel, skanerin e ri 3D Sonic Max dhe procesorët Snapdragon 875 dhe Exynos 1000.