Gani Dreshaj flet pas aktakuzës për kanosjen e Arben Gashit

Gani Dreshaj flet pas aktakuzës për kanosjen e Arben Gashit

Gani Dreshaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)m ka komentuar aktakuzën e prokurorisë që është ngritur ndaj tij në lidhje me kërcënimin ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arben Gashit, shkruan Insajderi.

Ai, ka thënë  për Insajderin, se nëse partia e tij ka ndonjë kërkesë nga ai, është i gatshëm për secilin vendim.

Ndërsa, ka thënë se qëndron prapa deklaratës që ka bërë në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas rastit të ndodhur.

“Po e lexoj në media një të ashtuquajtur aktakuzë.

Personalisht, qëndroj prapa këtij sqarimi që e kisha dhënë menjëherë pas rastit të ndodhur para pak muajsh në seancën e Kuvendit.

Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë.

Nëse partia ka ndonjë kërkesa nga unë, jam i gatshëm për secilin vendim të mundshëm.

Jam thellë i bindur se njeriu i fundit që duhet të ia ketë frikën drejtësisë në Kosovë, jam unë”, ka shkruar Dreshaj.

Ai  pas ngjarjes kishte thënë se nuk kishte qëllim t’i qëronte hesapet me askënd, por që, sipas tij, i kishte treguar deputetit Gashi se nuk është e hijshme që të nxisë situata të tilla me fjalorin banal që kohëve të fundit po e shfaq në parlament dhe më pas të nxisë situata të tilla ndaj deputetit që me moshë mund të jetë baba i tij”, kishte shkruar Dreshaj./ Insajderi.com