Gani Dreshajt i pamundësohet kandidimi për deputet

Gani Dreshajt i pamundësohet kandidimi për deputet

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Kjo pasi që Dreshaj bën pjesë në grupin e kandidatëve të cilët nuk janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shkak të problemeve me ligjin.

Në një postim në Facebook, ai është i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit në Kosovë.

“Fillimisht, shpreh keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit e institucioneve të zbatimit të Ligjit, për cka unë nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Terë jetën dhe veprimtarinë time e kam projektuar në ndërtimin e mekanizmave të zbatimit te ligjit dhe në tërësi, shtetit”, ka shkruar ndër të tjera Dreshaj, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që t’i respektojnë vendimet e mekanizmave për zbatimin e ligjit, edhe nëse ato nuk janë të drejta./Insajderi.com

Te nderuar qytetarë, bashkëkombës dhe bashkëluftëtarë,

Fillimisht, shpreh keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit…

Posted by Gani Dreshaj on Friday, January 22, 2021