Gani Geci e thërret në telefon Bardhyl Mahmutin dhe e pyet nëse e ka shkruar ai komunikatën nr. 59 të UÇK-së

Mahmuti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook të premten, ka treguar se Geci e ka telefonuar të enjten dhe i ka thënë se ka informata nga njerëz kompetent që i kanë thënë se "komunikatën numër 59 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka shkruar Mahmuti".

Gani Geci e thërret në telefon Bardhyl Mahmutin dhe e pyet nëse e ka shkruar ai komunikatën nr. 59 të UÇK-së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci e ka telefonuar mbrëmë Bardhyl Mahmutin, dhe siç ka treguar ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, i ka thënë atij “se dikush nga njerëzit kompetent” i kanë treguar Gecit se komunikatën numër 59 të UÇK-së e ka shkruar ai.

Komunikata nr. 59 e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e lëshuar 20 vite më parë, e akuzon Gani Gecin si kolaboracionist dhe vrasës të Abedin Rexhës, ish-ushtarit të UÇK-së.

Mahmuti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook të premten, ka treguar se Geci e ka telefonuar të enjten dhe i ka thënë se ka informata nga njerëz kompetent që i kanë thënë se komunikatën numër 59 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka shkruar ai.

“Mbrëmë përmes messengerit të Facebookut më thirri Gani Geci. Sipas pohimeve të tij, dikush nga njerëz kompetent i paskan thënë se komunikatën numër 59 e paskam shkruar unë”, njoftoi Mahmuti. “Nëse pohimi i tij është i vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një praktikë shumë të ulët dhe tejet të ndyrë. Në këtë rast kemi të bëjmë jo vetëm me praktikën e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës, por edhe drejtimin e gishtit për nxitje konflikti.”

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së ka deklaruar se i ka shpjeguar Gecit që nuk e ka shkruar ai komunikatën që e implikonte Gecin në vrasjen e Abedin Rexhës.

Të dashur miq,Para dy ditësh Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi deklaroi se “gjatë luftës dhe pas saj kanë ndodhur…

Posted by Bardhyl Mahmuti on Friday, 15 February 2019

“Siç i sqarova edhe Gani Gecit, pa marrë parasysh e cilës natyrë ka qenë dhe çfarë përmbajtje ka pasur, asnjë komunikatë nuk është shkruar nga ana ime. Këtë e dinë fare mirë të gjithë ata që kanë shkruar komunikata dhe deklarata politike”, ka thënë Mahmuti.

Mahmuti është shprehur se nëse do ta kishte shkruar ai komunikatën nr. 59 të UÇK-së, do t’i qëndronte prapa asaj që potencialisht do të kishte shkruar.

“Po e përsëris atë që i thash Gani Gecit. Nëse do ta kisha shkruar atë komunikatë dhe nëse do të isha i bindur se ajo komunikatë bazohet në fakte kurrë nuk do të pendohesha dhe kurrë nuk do të kërkoja falje, edhe sikur krejt arsenalin e armatimit të botës ta kishe në duart tua”, është shprehur ai.

“Unë kurrë nuk do të shkruaja një komunikatë që bazohet në të pavërteta dhe shpifë për të tjerët! Edhe në rastin më të pamundshëm, nëse do ta kisha shkruar komunikatën numër 59 me të gjithë ato të pavërteta që përmban kjo komunikatë, unë nuk do të prisja 20 vjet për të kërkuar falje. Do ta bëja menjëherë dhe do t’i merrja përgjegjësitë që do të më binin për shpërndarje të dezinformatave që kanë lënduar luftëtarin e orëve të para, Gani Gecin dhe familjen e tij”, ka thënë Mahmuti.

Të mërkurën në një intervistë në Transmetuesin Publik, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar falje Gani Gecit për komunikatën numër 59 të UÇK-së.

“Mund të them se komunikata numër 59, që përmendet në opinion, siç e ka theksuar Shtabi i Zonës Operative të Drenicës, i udhëhequr nga Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, është një komunikatë abuzuese, që nuk i takon UÇK-së”, ka deklaruar Thaçi në RTK.

Geci ende nuk ka reaguar lidhur me kërkim faljen e Thaçit. Ndërkaq, i telefonuar nga Insajderi të premten, Gani Geci nuk ka dashur të komentojë deklarimet e presidentit të Kosovës. /Insajderi.com