Njëri nga figurat më të njohura të luftës, edhe skenës politike të pas luftës, Gani Geci, ka thënë se “është i gatshëm të përgjigjet për gjithçka para Gjykatës Speciale”, njofton Insajderi.
Këto komente Geci i Bëri në RTV Dukagjini, ku mes tjerash tha se “ndihem komod, të gjitha të vërtetat dihen dhe ekziston vetëm një e vërtetë, jo dy”.
Më pas Geci ka shtuar se “do të pres i qetë procesin, por do të jetë i pamëshirshëm për ata që kane shpifur kundër njerëzve të luftës”.
Në fund, Geci, ka thënë se “në përgjithësi i beson Gjykatës Speciale, ajo është e Kosovës, e jo e Kinës”./Insajderi.com