Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci, ishte i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Geci thotë se pas luftës ka mundur të marrë nga Bujar Bukoshi rreth 32 mijë marka të cilat thotë se i ka ndarë me tetë veta, njofton Insajderi.
“Më ka mësuar Hafiz Gagica si mund t’i marrë ato të holla me arsyetimin e shpenzimeve. Ne e kemi mbrojtur institucionin Presidentit e Kosovës. Kam shkuar te zyra e Bujar Bukoshit dhe kam kërkuar këto të holla. Bujar Bukoshi më ka treguar derën pasi unë i thashë se ju keni xhipa ndërsa ne nuk kemi as kulm mbi kokë. Në atë kohë ka hyrë Isa Mustafa nga një derë tjetër dhe na dha ato të holla”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai ka treguar edhe emrat e personave që kanë marrë ato para që vet i kishte tërhekur nga Bujar Bukoshi.
“Ato para i kemi ndarë në tetë vende nga katër mijë euro. Katër mijë marka i ka marrë Besim Dajaku, katër mijë Xhevat Dajaku, Shani Geci, Afrim Geci , katër mijë Haxhia e katër mijë unë i kam marrë. Me këtë para ne kemi ndërtuar nga një shtëpi që nuk e kishim deri atëherë”, tregon ndër të tjera Gani Geci./Insajderi.com