Gani Geci paralajmëron ndërrimin e mbiemrit për shkak të Sabit Gecit

Gani Geci paralajmëron ndërrimin e mbiemrit për shkak të Sabit Gecit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci ka paralajmëruar se do ta ndërroj mbiemrin e tij dhe se do ta bëj Bajraktri, ashtu siç e kishte edhe gjyshi i tij.

Krejt kjo vjen për arsye të Sabit Gecit, të cilit sot i është bastisur shtëpia nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës lidhur me dyshimet për fajde.

Duket se këtë veprim Gani Geci po e ndërmerr për t’u mos u përzier me Sabit Gecin, me të cilin njerëzit e ngatërrojnë shpesh, por edhe mediat.

Sot, një media duke gabuar emrin e Sabit Gecit, ka shkruar se është bastisur shtëpia e Ganiut dhe jo Sabitit.

Njoftimi i plotë i Gani Gecit:

Të nderuar qytetarë,

për hir të së vërtetës unë nga sot do ta ndërroj mbiemrin nga Geci në mbiemrin e vjetër të familjes time që gjyshi im Halil Bajraktari e mbante me krenari.

Sabit Geci ështe ish anëtar i Shtabit të Hashim Thaçit i cili ose me pagesë të vëllezërve Thaçi ose me urdhër të Hashim Thaçit ka arrestuar, ka maltretuar ose edhe ka vrarë Shqiptarë, anëtarë të LDK-së i mbetet Gjykatës Speciale ti vërtetoj këto.

Llaushë

Me respekt,

GANI BAJRAKTARI