Gani Geci thotë se toka për të cilën raportoi Indoks ishte premtuar për ta vrarë atë

Gani Geci thotë se toka për të cilën raportoi Indoks ishte premtuar për ta vrarë atë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se Ruzhdi Shaqirit i ishte premtuar një hise e madhe toke në Fushë Kosovë në këmbim të vrasjes së tij.

Geci ka thënë se toka për të cilën Indoks realizoi një dokumentar, i cili dëshmon se disa grupe kriminale janë përplasur për të pasur kontroll mbi të, i ishte premtuar Ruzhdi Shaqirit, të cilin ai e kishte vrarë më 14 gusht të vitit 2014 pasi po atë ditë Shaqiri kishte tentuar ta vrasë ish-deputetin e LDK-së.

“Toka e cila iu premtua Ruzhdi Shaqirit nëse do më vriste mua”, shkroi Geci në një postim në Facebook, teksa e kishte shpoërndarë dokumentarin e realizuar nga Insajderi.

Toka e cila iu premtua Ruzhdi Shaqirit qe do ta bej te ligjshme nese me vret mua.

Posted by Gani Geci on Sunday, 14 October 2018

Indoks ka transmetuar të dielën emisionin dokumentar të titulluar “Beteja Mafioze për Tokën e Shenjtë.

Bëhet fjalë për një hise të madhe toke në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë për të cilën ka afro një dekadë e gjysmë që përplasen disa grupe për ta marrë nën kontroll.

Janë mbi 10 hektarë për të cilët që nga viti 2004 ka pasur fjalosje, zënka, gjuajtje me armë, dhjetëra të plagosur. Ka pasur kërcënime e shantazhe.

Ndiqeni dokumentarin e realizuar nga InDoks:

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by Insajderi on Sunday, 14 October 2018