Ganimete Musliu: Asnjë seancë nuk ka filluar në orën 10:00, kjo është e tepërt

Ganimete Musliu: Asnjë seancë nuk ka filluar në orën 10:00, kjo është e tepërt

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është ankuar se seancat plenare asnjëherë nuk kanë filluar me kohë, njofton Insajderi.

Me anë të një video-live në llogarinë e saj në Facebook, Musliu thotë se ata janë duke pritur për një orë që të fillojë seanca e sotme në Kuvend.

Ajo ka fajësuar kryesinë e Kuvendit të cilët sipas saj janë vonuar dhe do të duhej ata të fillonin këtë seancë.

“Asnjë seancë nuk ka filluar në ora 10:00, kjo është e tepërt. Mblidhemi në kohë pandemie në një sallë me 120 persona dhe presim të fillojë një seancë”,ka thënë Musliu. /Insajderi.com