Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj i ishte drejtuar një deputeti të LVV-së duke i thënë se, “Ti në sy vrehesh që je i infektuar me COVD-19″.
“Dua ta përshëndes një arritje superiore të ministrin Armend Zemaj, i cili ka arritur t’i identifikojë pacientet me koronavirus, pa pasur nevojë të bëhet testi. Është për t’u përshëndetur në thojza”, ka thënë Musliu.
Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë dhe po diskutohet për ligjin anti-COVID-19 propozuar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. /Insajderi.com/