Gara: Easy Jet tanimë operon në Kosovë

Gara: Easy Jet tanimë operon në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës ka lëshuar mbrëmë një njoftim ku thuhej së i është mundësuar hyrja në tregun e Kosovës, kompanisë “Easy Jet Airlines”, e cila do të shfrytëzonte të drejtat e trafikut në vend

Mirëpo, kjo kompani operon më shumë se pesë vite në Kosovë, dhe këtë e ka konfirmuar Valentina Gara, përgjegjëse për media në Aeroportin e Prishtinës.

“Easy Jet si kompani ajrore operon në tregun e Kosovës që nga viti 2010’’, ka thënë Gara, për Gazetën Fjala.

Ndërkohë, në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës kjo kompani ka orar të fluturimit nga data 27 e këtij muaji.

“Hyrja e një kompanie Ajrore nga Anglia, në tregun kosovar, është e një rëndësie të posaçme. “Easy Jet Airlines”, operon me loë cost dhe do të ndikoj në zhvillimin konkurrues të aviacionit civil”, shkruan në njoftimin për media./Insajderi.com