Gashi demanton Limajn për çështjen e përfaqësimit në dialogun me Serbinë

Gashi demanton Limajn për çështjen e përfaqësimit në dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, tani edhe përfaqësues në Delegacionin Shtetëror në bisedime me Serbinë, Dardan Gashi, në Interaktiv të KTV-së, ka mohuar se e përfaqëson deputeten e LDK-së, Teuta Rugovën, siç kishte thënë me tallje kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Unë e përfaqësoj vetëm Qeverinë e Kosovës në këtë ekip ashtu siç përfaqësoj edhe në gjëra tjera”, ka thënë Gashi.

Ai pranoi se është pjesë e kësaj Qeverie falë votës së Teuta Rugovës, por insistoi se nuk e përfaqëson atë.

“Jam i afërt me familjen Rugova, por nuk do të thotë që përfaqësoj ndonjë individ në Qeveri”, ka deklaruar Gashi.

Gashi bashkë me Limajn janë pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë. Limaj është bashkëkryesues i delegacionit së bashku me Ahmetin e PSD-së.