Gashi: Dënimet ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave janë antikushtetuese, duhet ligj përkatës

Gashi: Dënimet ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave janë antikushtetuese, duhet ligj përkatës

Avokati Tomë Gashi, thotë se duhet të ketë një ligj të veçantë për pandeminë Covid-19, në mënyrë që të konsiderohet si vepër penale mosrespektimi i masave nga ana e qytetarëve, njofton Insajderi.

Sipas Gashit, vendimet e qeverisë duhet të bëhen me udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Mendoj që vendimi për dënimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës derisa nuk kemi një ligj përkatës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që do të jetë ligj në harmonim me Kushtetutën dënimet mund të jenë edhe antikushtetuese dhe antiligjore ku shumica e qytetarëve janë duke e respektuar për shkak të dënimeve që mund të pasojnë. Shpresoj që të gjitha vendimet e qeverisë duhet të jenë në harmoni me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik, sepse është më tepër çështje mjekësore dhe jo politike”, tha Gashi për EO.

Ai shtoi se ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe siç thotë ai, situata e pandemisë mund të reflektojë edhe në gjendje të tensionimeve të caktuara për shkaqe të mentaliteti që mbizotëron në Kosovë.

“Ne e dimë që kemi shkelje të të drejtës së jetës së njeriut. Këtë nuk e bëjnë për shkak të përkatësisë nacionale sepse është një rast i dhimbshëm ku janë bërë më tepër se 13 vjet që një Polic i UNMIKU-t që ka vrarë Asistenten e vet dhe kam përfaqësuar të dëmtuarën. Edhe situata e pandemisë mund të reflektojë edhe në gjendje të tensionimeve të caktuara për shkaqe të mentaliteti që mbizotëron në Kosovë por kjo nuk është diçka që shfaqet vetëm në Kosovë por edhe në tërë rruzullin tokësor. Ne duhet t’i ikim situatave të tilla dhe shpresojmë të mos ketë raste të tilla”. /Insajderi.com/