“Kam mendu Hekuran që je djalë i mirë, po ti qenke shumë djalë i keq sepse po mashtron”.
Ishin fjalët e Shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi drejtuar Hekuran Muratit, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo situatë erdhi pasi Murati ka propozuar një projektligj për homologimin.
Gashi ka thënë se “ligji është i mangët dhe Qeveria duhet që ta sjellë atë”.
Por, Murati ka insistuar se ky projektligj ka vetëm një qëllim “ndalimin e homologimit”, duke thënë se deputetët do të tregojnë “nëse janë me qytetarët apo me Devollin”.
“Ti qenke djalë i keq”, i tha Gashi, Muratit. /Insajderi.com