Gashi: Duhet ndëshkuar qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë

Gashi: Duhet ndëshkuar qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë

Publicisti, Shkëlzen Gashi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndëshkohet për “keqqeverisjen në Prishtinë”.

Ai në Klan Kosova, theksoi se gara në kryeqytet do të zhvillohet ndërmjet partisë së Albin Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“ VV duhet ndëshkuar për keqqeverisjen në Prishtinë.  Kryetari aktual i LVV-së, Albin Kurti në zgjedhjet e vitit  2017 e ka mbështetur Shpend Ahmetin me gjithë skandalet që ka bërë. Fajtori kryesor për këtë është kryeministri aktual”.

“Qeverisja e parë nuk është vetëm dështim i Ahmetit por edhe i Kurtitit sepse drejtoritë kryesore i kanë drejtuar njerëzit kryesorë të Kurtit, Hysen Durmishi, Arbërie Nagavci, Xhelal Svecla, të cilët tash janë ministra”, tha më tej Gashi.

Gashi foli dhe për kandidatin e LDK-së për kryetar, Përparim Rama.

“Po i konsolidoj përshtypjet për kandidatin e LDK, po duket gjetje e jashtëzakontë. Po e hulumtoj CV-në e tij. CV e tij dukej e jashtëzakonshme. Na duhet një arkitekt duke i ditur problemet e Prishtinës. Mirë të jetë një arkitekt. I shkolluar jashtë nuk më bën përshtypje”.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti. /Insajderi.com