
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është deklaruar rreth votimit të LDK-së për Qeverinë e re, e cila pritet të formohet sot.
Gashi thotë se nuk do ta votojnë Qeverinë, meqë kandidat është një person i cili ka vepra penale.
“Qëndrimin do ta shihni pas pak, meqenëse ne nuk kemi material se për cfarë është thirrur kjo seancë. Kemi dyshime të shumta për dekretin e nxjerrë nga ushtruesi i detyrës së Presidentit”, ka thënë Gashi, duke shtuar se dyshojnë për kandidatin të cilin LVV e ka mandatuar për kryeministër, meqë Albin Kurti ka precedent penal.
“Ne jemi në Kuvend dhe do ta kryejmë punën tonë siç duhet, nuk do ta votojmë”, ka thënë ai. /Insajderi.com