Gashi e quan papërgjegjësi mospjesëmarrjen e deputetëve në seancë

Gashi e quan papërgjegjësi mospjesëmarrjen e deputetëve në seancë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka cilësuar si sjellje të papërgjegjshme mos-pjesëmarrjen e anëtarëve të Kuvendit për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbjën Ekonomike, njofton Insajderi.

Gashi thotë se tentimi i sotëm për mbajtjen e seancës në Kuvend, ku u prit që deputetët të mbledhen për leximin e dytë të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, u pamundësua nga një pjesë e partnerëve të koalicionit dhe opozitës.

“Opozita nuk ka ardhur në Kuvend me qëndrime dhe po pamundësojnë që të kalojë ligji që qytetarët e Kosovës të tërheqin mjetet e tyre dhe ekonomia të marrë frymë”, ka thënë ai.

Në konferencën e mbajtur për media Gashi kërkoi nga deputetët e Kosovës që të tregohen të përgjegjshëm dhe të vijnë në Kuvend e të kryejnë detyrat e tyre.

Sipas tij, nëse partnerët e koalicionit dhe opozita kanë vërejtje duhet që të vijnë në Kuvend dhe të deklarojnë vërejtejet e tyre, të votojnë kundër apo të abstenojnë. /Insajderi.com