Gashi: Falë mbështetjes së PDK-së, qytetarët morën dy herë nga 170 euro

Gashi: Falë mbështetjes së PDK-së, qytetarët morën dy herë nga 170 euro

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se qeveria e ka provokuar vetë këtë situatë bllokimi, njofton Insajderi.

Ai në “Debat Plus” ka thënë se PDK qysh para tetë muajsh ka bërë një seri propozimesh por që sipas tij edhe me votë kjo qeveri ka penguar atë projektligj.

Deputeti Gashi tutje ka vazhduar duke thënë se “megjithatë PDK ka votuar rishikimin e buxhetit që ua ka mundësuar qytetarëve marrjen e 170 eurove nga dy herë”.

“Falë mbështetjes së votës sonë qytetarët kanë mundur të marrin nga dy herë nga 170 euro. Ne kemi votuar edhe ligjet ndërkombëtare që i kanë mundësuar shtetit të merr kredi të ndryshme”.

Gashi gjithashtu ka thënë  se PDK-ja ka propozuar që paratë e Trustit duhet ët rimbursohen pas një periudhe kohore.

“Nuk ka kuptim që paratë që ua mundësojmë qytetarëve t’i tërheqin të mos i rimburësojmë”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi./Insajderi.com