Gashi: Filluam një rrugëtim të ri

Gashi: Filluam një rrugëtim të ri

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili pritet ta ushtrojë pozitën e njëjte, Arben Gashi – e ka quajtur rrugëtim të ri për LDK-në seancën konstitutive.

“Sot filluam një rrugëtim te ri, duke besu ne vlerat politike te LDK-se, dhe duke u bazuar ne besimin e dhene nga votuesit tone”, ka shkruar Gashi në Facebook.

LDK ka më së paku deputetë në histori të saj, 15 përfaqësues – pasi në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi pak më shumë se 12 përqind të votave.

Ky subjekt politik e ka zgjedhur kryetarin e ri të partisë që është Lumir Abdixhiku, nënkryetarët, anëtarët e kryesisë dhe Këshillin e Përgjithshëm. /Insajderi.com