Gashi i drejtohet deputetëve: Votoni projekt-buxhetin për vitin 2021

Gashi i drejtohet deputetëve: Votoni projekt-buxhetin për vitin 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të votohet projekt-buxheti për vitin 2021.

Ai tha se është shumë e rëndësishme të funksionojnë institucionet edhe pa Kuvend, i cili pritet të shpërndahet së shpejti, pasi vendi të shkojë në zgjedhje.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi që vendi të ketë buxhet që institucionet të funksionojnë edhe kur Kuvendi të shpërndahet. Sot nuk duhet të shihemi si pozitë dhe opozitë, ne duhet të shihemi si përfaqësues të popullit dhe vetëm kaq. Ne duhet të japim sinjalin e bashkimit dhe se për interesa të vendit jemi të bashkuar dhe të tejkalojmë interesat politike ditore”, tha Gashi.

Kuvendi i Kosovës po e mban seancën ku pritet të hidhet në votim propozim projekt-buxheti për vitin 2021. /Insajderi.com