Gashi i LDK-së: Do të gjejmë zgjidhje që të paktën 61 nga 120 deputetë të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Gashi i LDK-së: Do të gjejmë zgjidhje që të paktën 61 nga 120 deputetë të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, është deklaruar rreth mbledhjes së sotme urgjente të Kryesisë së LDK-së, njofton Insajderi.

Në një konferencë për media të mbajtur pas kësaj mbledhje, Gashi ka thënë se “Gjeneza e Vetëvendosjes është PDK, nëse e shikojmë në këtë formë shihet se edhe disa parti të tjera kanë dalë nga LDK – njerëzit kryesorë të tyre, pra nuk është rruga e duhur për të parë kështu politikën”.

“Ajo çka mund të themi ne tani është se kemi një rezultat zgjedhor, i cili është konfirmuar dhe për të cilin gjithsecili prej nesh do të marrim përgjegjësitë tona nga këndvështrimi i vetë dhe nga hapësira publike dhe politike që e ka”.

Ai tutje është deklaruar edhe rreth votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike për të cilin thotë se moskalimi i tij është një hipotezë që nuk duhet të merret në konsideratë.

Gashi thotë se do të gjejnë një zgjidhje që të paktën 61 nga gjithsej 120 deputetë të votojnë pro këtij projektligji.

Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, kanë dal nga takimi me strukturat e partisë, nga ku nuk kanë pranuar të deklarohen se për çka është diktuar në takim. /Insajderi.com