Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda AAK-së

Gashi jep dorëheqje nga të gjitha funksionet brenda AAK-së

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, të martën ka dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet brenda partisë, njofton Insajderi.

Gashi ka bërë të ditur se kjo dorëheqje vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq.

“20 prej tyre iu kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuam së bashku. Mos-realizimit të premtimeve të nivelit qendror për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin e në veçanti në aspektin e çështjes së punësimit të qytetarëve të Obiliqit, një kërkesë kjo e kamotshme e banorëve si dhe duke pasur për bazë që edhe nevojat e KEK-ut janë të domosdoshme, pavarësisht angazhimit tim të pandalshëm që kjo çështje të realizohet asnjëherë nuk është krijuar një zgjidhje për këtë problem”, thuhet në komunikatën për medie.

Ai ka thënë se angazhimin e tij politik do ta vazhdojë si kryetar i pavarur.

“Pra, gjithmonë para çdo lloj interesi apo bindjeje në plan të parë kam qytetarin e Obiliqit, andaj për mua besimi i qytetarit është vlerë e shenjtë e cila po dëshmohet përmes vullnetit të përbashkët për të ndërtuar qytetin e Obiliqit”./Insajderi.com

Të nderuar bashkëpunëtorë, kolegë, familjarë e miq,
Të nderuar bashkëqytetarë,

Po bëhen më shumë se 15 vite…

Posted by Xhafer Gashi on Tuesday, March 23, 2021