Pas seancës plenare, ku dështoi votimi i ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, ka folur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili tha se sonte nga pushteti totalitar u dëshmua se po kërcënohet demokracia dhe rendi kushtetues.
Gashi ka thënë, pavarësisht kësaj përpjekje ne jemi këtu që ta ndalojmë dhe ta mbrojmë rendin dhe ligjin.
Nuk ka ndodh në asnjë vendi qe rregullat bazike të garës të ndryshohen kështu shpejt dhe një anshëm.
Në rastin tonë kryeministri totalitar, tentoi ta kërcënojë rendin demokratik.
Nëne ky ligj nuk tërhiqe, vendi shkon në zgjedhje. Ka shtuar Gashi./Insajderi.com