Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se duan që Kurti të garojë në zgjedhje për ta mposhtur përmes procesit zgjedhor, njofton Insajderi.
“Albin Kurti është kundërshtar është kundërshtari im politik, por nuk është armiku im. Ne duam ta mundim në proces zgjedhor dhe jo në proces ligjor”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Albin Kurti do t’i pri listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, por ende nuk dihet nëse kandidatura e tij do të miratohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo pasi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndalohet që “personat që janë të dënuar me burg brenda tri viteve të fundit”, mos lejohen të jenë pjesë e procesit zgjedhor. /Insajderi.com