Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se partia më e vjetër në Kosovë do të jete pas Lumir Abdixhikut për çdo çështje.
Ai përmendi edhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, duke i cilësuar dinjitoze.
“Kuvendi i LDK-së është shembull për organizmin dinjitoze e demokratik si partisë shumë vjeçare. Zgjedhja e kryetarit erdhi si reflektim dhe se jemi pas tij në çdo vendim andaj nuk kam çka të flas më shumë për këtë çështje”, ka deklaruar Gashi për syri.net.
Ndërs, për njërën nga vendimet që do t’i marrë Abdixhiku për zgjidhjen e çështjen së presidentit, Gashi tha se ende nuk kanë diskutuar në parti.
“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje si parti e as si grup parlamentar, kur të vendosim do të dihet çdo vendimi i joni”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com