Gashi: LDK ta mohojë Thaçin president

Gashi: LDK ta mohojë Thaçin president

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi,  ka thënë se subjekti të cilit i përket duhet të mos e njohë Hashim Thacin për president të vendit

Ai ka deklaruar se meqë Partia Demokratike e Kosovës i ka respektuar vetëm disa pika të marrëveshjes për koalicion, ndër të cilat ishte edhe zgjedhja e Thacit – atëherë kryetar i këtij subjekti – për president, atëherë LDK-ja duhet ta mohojë këtë të fundit si unifikues të vendit, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja mes parterëve të koalicionit ka pasur disa pika dhe përderisa një pjesë e tyre janë realizuar dhe të tjerat jo, mendoj që si veprim politik Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet ta njohë Hashim Thacin si president, si unifikues i popullit. Si tërësi, marrëveshja ose merret, ose lihet. Mendoj që me këto veprime Partia Demokratike e Kosovës ka ulur besimin në të gjitha nivelet”. /klankosova.tv