Gashi: Nagavci po nxitë qëllimshëm tensione në Kuvend

Gashi: Nagavci po nxitë qëllimshëm tensione në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për raportet e partisë ku ai bën pjesë me Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Në emisioninj DPT te Fidani, Gashi ka thënë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci po krijon klimë të tensionuar në Kuvend.

“Fatkeqësisht në Kuvend është krijuar një klimë e tensionuar e nxitur nga kryesuesja e Kuvendit, kam parasysh nënkryetaren e Kuvendit, jo kryetaren. Nxitje të qëllimshme në Kuvend nga zonja Nagavci, ka shkaktuar klimë të tensionuar, për tema të rëndësishme. Keq menaxhimi i qëllimshëm i seancës, tendenca e trajtimit për përfitime politike momentale dhe tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë nda e nuk na kanë bashku”./Insajderi.com