Gashi në Manifestimin Qendror falënderon diasporën për përkrahjen e vazhdueshme

Gashi në Manifestimin Qendror falënderon diasporën për përkrahjen e vazhdueshme

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, u mbajt manifestimi qendror për diasporën. Manifestimi nisi me homazhet në varrezat e Jasharëve në Prekaz, për të vazhduar më pas në sheshin “Adem Jashari” të Skenderajt me një koncert për diasporën.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i diasporës Dardan Gashi ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendlindjen e tyre Kosovën. “Unë ju falënderoj përzemërsisht që vazhdoni të jeni shtylla mbështetëse e vendlindjes suaj, e Kosovës, faleminderit për ndihmën e madhe që i jepni vendlindjes në zhvillimin ekonomik” ka theksuar Gashi.

Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt, u uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve. “Vendlindja si gjithmonë ju pret me duar te hapura për kontributin qe keni dhënë ne te gjitha etapat e historisë”, tha z. Jashari. Ai tregoi për aktivitete qe do te zhvillohen për bashkatdhetarët.

Një fjalë rasti mbajti edhe Pandeli Majko, ministër i Diasporës i Shqipërisë.

Pas fjalëve përshëndetëse, nisi koncerti me këngëtarët Shaqir Cërvadiku, Shkumbin Ismajli, Bukurie Azizaj-Avdullahu dhe Fatmir Berisha. Këtij koncerti ia shtoi madhështinë ansambli “Drenica” nga Skenderaj, i cili ekzekutoi valle të njohura shqiptare