Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Gashi ka theksuar problemet e shumta që kjo komunë ka. Ai ndër të tjera ka përmendur problemet me mbeturinat, përderisa ka ofruar edhe zgjidhje për to.
“Shportat të reja por edhe rritjen e grumbulluesve të mbeturinave duhet të shtohen urgjentisht nga komuna. Në qoftë se shkoni dhe hyni në rrugën “Xhemajl Kada” në qatë rrugë është një kanal andej dhe kalon në rrugën kryesore dhe del në fidanishte ajo është e pa pame atë nuk mund ta shikosh fare as në Afrikë në qoftë se kalon më tutje ai kanal nuk I lenë njerëzit me jetua fare”, ka thënë Gashi në debat në TV Dukagjini.
Gashi ka treguar edhe për zgjidhjen e këtij problemi, përderisa ka shtuar se ka rrugë në qytet që nuk ka ujë qe tre muaj.
“Ne do të pastrojmë ato kanale do të ju qesim njerëzve kanalizim dhe do të kenë njerëzit kanalizim, në qytet ka rrugë pa kanalizim, ka rrugë në qytete që nuk ka ujë tri muaj pa ujë.
“Mbrëmë kam qenë në Jabllanicë të Vogël, aty nuk ka ujë, ndërsa a dinë ku e ka bjeshkën, një menaxhim i ujit do të ju sillte atyre ujin. Çështja e ujit në Pejë është shumë lehtë për tu zgjidhur, tek ne nuk ka menaxhim të ujit, tek ne humb uji”, ka thënë Gashi.