Gashi: Nga e hëna do të punohet në ndërrim 12 orësh në të gjitha QMF-të në kryeqytet

Gashi: Nga e hëna do të punohet në ndërrim 12 orësh në të gjitha QMF-të në kryeqytet

Nga e hëna punëtorët shëndetësorë në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të punojnë me orar 12 orësh, ka njoftuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, transmeton Insajderi.

Ai është shprehur se numri i rasteve aktive është trefishua muajt e fundit duke e vështirësuar ofrimin e shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor.

“Në muajin janar kishim rreth një mijë raste aktive dhe në shkurt ishte një mundësi më e madhe e menaxhimit edhe të rasteve me Covid-19 por edhe ofrimit të shërbimeve të tjera të cilat ofrohen në kujdesin parësor shëndetësor”, ka thënë Gashi për RTV21.

“Mirëpo tani dy muaj, afërsisht tre muaj pas kemi shifra rekorde ndoshta. Rreth 3500 raste aktive në kryeqytet. Brenda dy muajve kemi arritur që të trefishojmë numrin e rasteve aktive në kryeqytet”, ka shtuar ai./Insajderi.com