Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë pa u tërhequr projekt-ligji për zgjedhjet

Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë pa u tërhequr projekt-ligji për zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën për votimin e presidentit, nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk e tërheqë projekt-ligjin për zgjedhjet, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga lideri i VV-së, Albin Kurti, duhet t’i garantojë se në Kosovë do të ketë reformë zgjedhore substanciale, përfshirë edhe çështjet që i ka rekomanduar VV-ja.

Gashi tutje ka theksuar se letrën me nënshkrimet e deputetëve për thirrjen e seancës për zgjidhjen e presidentit ka pasur ndërhyrje.

“Kemi kërkuar nga Kurti dhe Kuvendi ta tërheqë projekt-ligjin për zgjedhjet. Akoma nuk është tërhequr ky projekt-ligj. Kërkesa jonë nuk është për teke personale apo politike.

Pa e zgjidhur këtë problem ne nuk marrim pjesë në seancë. Kërkojmë që të kemi proces transparent. Të ketë gjithpërfshirje, partia në pushtet kërkon t’i bëjë rregullat për vete”, ka thënë ai në konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit./Insajderi.com