Gashi: PDK-ja nuk ka diskutuar për të hyrë në qeveri

Gashi: PDK-ja nuk ka diskutuar për të hyrë në qeveri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Pressing, është shprehur se “në asnjë takim të PDK-së nuk është diskutuar për përfshirjen në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”.

Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK-ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK-së është që të mbetet në opozitë, ka vazhduar Gashi.

“Vullneti i strukturave të PDK-së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK-ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK-së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi ne fund ai./Insajderi.com