Gashi: Për kauza që u vranë njerëz dhe u bë dhunë, sot po heshtet

Gashi: Për kauza që u vranë njerëz dhe u bë dhunë, sot po heshtet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur në seancën ku pritet të votohet Qeveria Kurti II, njofton Insajderi.

Ai ka qenë kritikë nga ekspozesë që e ka paraqitur Kurti, duke thënë se ndryshimi i qëndrimet ndaj Planit të Ahtisarit,  është një dobësi e madhe meqë për këtë gjë janë vrarë njerëz në Prishtinë.

Tutje Gashi ka kritikuar edhe qasjen e Kurtit ndaj çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën kauzë, është bërë edhe opozitë e dhunshme në kuvend.

Tutje, ai ka folur edhe për qasjen popullsite, të cilën Kurti e ka ndaj problemeve të kësaj shoqërie.

Duke ia numëruar gabimet dhe pamundësitë e qeverisjes, Gashi i ka thënë Kurtit që ju nuk mund të qeverisni me vendin./Insajderi.com