Gashi pyet: Pse UÇK-ja e çliroi Skenderajin 6 ditë pas Prishtinës?

Studiuesi, Shkëlzen Gashi ka dalur me edhe një deklaratë ndaj UÇK-së.

Gashi pyet: Pse UÇK-ja e çliroi Skenderajin 6 ditë pas Prishtinës?

Studiuesi i cili ishte këshilltar i ish-kryeministrit, Kurti, Shkëlzen Gashi ka dalur edhe me një deklaratë shumë të komentuar.

Gashi, ishte shkarkuar nga pozita e këshilltarit të UÇK-së, pasi kishte dhënë disa komente rreth Ushtrisë Çlirimatrare të Kosovës që në opinionin cilësoheshin si skandaloze e kontraverse. Më pastaj pas presionit të madh publik, ish-kryeministri, Kurti, kishte liruar Gashin nga pozita e këshilltarit.

Sot në Facebook, Gashi, ka ardhur edhe me një deklaratë tjeter; Pse Prishtina është çliruar me 12 qershor, ndërsa Skenderaji me 18 qershor – ka qenë dilema e Gashit.

“Prej 10 qershorit e këndej pothuajse për çdo ditë u festua përvjetori i çlirimit të ndonjë qyteti të Kosovës prej forcave ushtarake e policore sërbo-jugosllave. Më 12 qershor ishte përvjetori i çlirimit të Prishtinës, e më 18 qershor çlirimi i Skënderajt. Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të spjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kjo po komentohet në forma të ndryshme. Gashi është autor librash që kanë të bëjnë me historinë e Re të Kosovës. /Insajderi/