Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka deklaruar se sa më i madh të jetë numri i testimeve në vend, aq më i madh do të jetë numri i të infektuarve me Covid 19, njofton Insajderi.
“Sikur t’i realizojmë nesër 3200 testime, sigurisht se do t’i kemi 700 infektime. Ky është proporcioni dhe nuk mund të jetë ndryshe. Varet edhe nga rastet dhe personat që identifikohen si kontakte”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka thënë se gjatë verës mund të ketë qenë situatë e tillë e ngjajshem, por nuk ka pasur numër kaq të madh të testimeve.
Ai ka thënë se Prishtina ka pasur numrin më të madh të të infektuarve që nga fillimi./Insajderi.com.