Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka quajtur “agresive” thirrjen e Lëvizjes Vetëvendosje që zëvendës-kryeministri, Driton Selemanj, të dal jashtë nga Kuvendi.
LVV ka paralajmëruar se do ta pengojë prezencën e Selmanajt në Kuvend për shkak të deklaratave të tij për të pagjeturit.
Këtë deputeti, Arben Gashi e quajti “sulm ndaj Kuvendit”, transmeton Insajderi.
“Kuvendi u sulmua verbalisht edhe me zhurmat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Ajo çka ndodhi është një episod i përsëritur i një sjellje agresive e LVV-së”, tha ai gjatë një konference për media.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku ndodhi edhe ky zhvillim që detyroi Parlamentin të shkojë në pauzë. /Insajderi.com