Gashi: S’kemi informacion që sot mbahet seanca për Presidentin

Gashi: S’kemi informacion që sot mbahet seanca për Presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk janë në dijeni nëse sot do të votohet Vjosa Osmai për President.

”Nuk kemi informata nëse seanca për presidentin do të mbahet sot”, tha Gashi për Klan Kosovën.

Por, në rast se mbahet seanca, ai tha se të gjithë deputetët e LDK-së që janë në Kuvend do të marrin pjesë.

”Nëse thirret seanca për sot, të gjithë ne që jemi në Kuvend do të marrim pjesë në seancë. Dhe nuk e di nëse janë të gjithë deputetët në Kuvend, pasi që disa prej tyre janë shpërndarë pas seancës së sotme”. /Insajderi.com