Gashi: Specialja në bashkëpunim me Serbinë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

Gashi: Specialja në bashkëpunim me Serbinë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, është deklaruar pas arrestimit të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, njofton Insajderi.

Gashi përmes një postim në Facebook ka shkruar se kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.

“Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politikë është. Po ku kanë pa këta të Speciales në Hagë ta arrestojnë Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestuar dikë të vetin. Çka kanë faj Nasimi e Hysniu që atyre iu rrodhën dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selisë së OVL të UÇK-së. ‘Faji’ i tyre ishte se e pamë qartë bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve te UÇK-së”./Insajderi.com