Gashi sqaron deklaratën e tij ku tha se LDK-ja e ka mbrojtur shtetin

Gashi sqaron deklaratën e tij ku tha se LDK-ja e ka mbrojtur shtetin

Pasi Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që më 14 shkurt të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka reaguar ish- shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, njofton Insajderi.

Gashi ka shkruar në Facebook se partia që ai përfaqëson e ka mbrojtur shtetin.

“E mbrojtëm shtetin, tash po e shihni pse! LDK”.

Fillimisht ky status i Gashit nuk u kuptua se për çka konkretisht e kishte fjalën, por Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka sqaruar më shumë rreth këtij statusi.

Ai ka thënë se statusi i tij ka të bëjë me atë se është evituar përplasja me administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për KlanKosova ai ka thënë se ajo që ka shkruar “ka të bëjë me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon. Jo vetëm me zgjedhje por edhe me zhvillimet politike. LDK ka mbrojtur shtetin duke shmangur përplasjen me administratën e SHBA-ve. LDK ka sakrifikuar në reputacionin në popull. Prandaj, shkuarja në zgjedhje ka qenë opsioni më i mirë i mundshëm”./Insajderi.com