fbpx

Gashi: Ta masim forcën politik secila parti vet – në të kundërtën hymë koalicion me VV

Gashi: Ta masim forcën politik secila parti vet – në të kundërtën hymë koalicion me VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se është mirë që secila parti të shkojë vet në zgjedhje në mënyrë t’a dijë secila impaktin e vet politik, shkruan Insajderi.

Kur është pyetur për një koalicion të mundshëm, Gashi nuk e ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me VV-në.

“Të shkojmë vetë në zgjedhje, të shohim se cila parti ka forcë më të madhe, duke mos ditur forcën e secilës nuk mund ta dimë impaktin politik, nëse do kemi koalicion mes partive normalisht edhe ne jemi për koalicion opozitar”, tha Gashi.

Gjatë debatit me temë “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?” të organizuar nga Kolegji Riinvest, deputeti i LDK-së ka thënë se është e nevojshme që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje.

“Tashmë ka marrë formë, në aspektin politik kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është situatë e re politike e cila kërkon t’i kthehemi sovranit. Në dorëheqjen e Haradinajt është situatë e re politike dhe ka mbet në dorën e presidentit të ofrojë mundësinë partive politike të marr vendimin për krijimin e qeverisë, i ka ofrua Veselit të ndërtojë një koalicion të ri, Veseli e ka refuzua të marr përsipër formimin e koalicionit”, ka thënë ai./Insajderi.com