Gashi tregon pse rezultatet e Exit Poll-it nuk janë reale në Pejë

Gashi tregon pse rezultatet e Exit Poll-it nuk janë reale në Pejë

Fatmir Gashi, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se tashmë është e sigurt se ai dhe kandidati i LDK-së, kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të shkojnë në balotazh për garën për kryetarin e Pejës.

Sipas Gashit, dallimi mes votave që ka marrë ai dhe Muhaxheri është i vogël dhe jo aq sa është dhënë nga exit poll-i i Klan Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve të exit poll-it, Muhaxheri ka fituar 79.8 për qind të votave ndërsa Gashi ka marrë 25 për qind të votave.

Por Gashi ka pasur një shpjegim pse në Pejë ka dalë ky rezultat.

“Edhe vet Shkëlzen Maliqi tha se në Pejë janë marrë vetëm 400 mostra dhe ka shumë mundësi që ato të jenë marrë nga pikat kyçe ku LDK-ja është e fortë”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

Të dhënat që ka marrë ekipi i Gashit, sipas tij flasin për një numër të përafërt të votave mes tij dhe Muhaxherit./Insajderi.com