Gashi: Vjosa Osmani nga Australia na bënte thirrje të mos ia bënim kuorumin Thaçit

Gashi: Vjosa Osmani nga Australia na bënte thirrje të mos ia bënim kuorumin Thaçit

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, njofton Insajderi.

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është i ftuar në “Blic Interview”.

Gashi i LDK-së shpalosi një detaj interesant kur Hashim Thaçi u zgjodh president.

Ai konfirmoi se në ditën e zgjedhjes president të ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka qenë në Australi.

“Vjosa Osmani këtë diskurs e ka krijuar për pesë vite me radhë. Madje, në ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur president, ajo ishte në Australi. Na dërgonte letra nga atje që mos t’ia bëjmë kuorumin Thaçit.

Por, në fakt nuk kishim opsion tjetër. O të shkojmë në zgjedhje, o të qëndrojmë në sallë për kuorum”, tha mes tjerash Gashi./Insajderi.com