Gati gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara

Gati gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara

464.600 euro është vlera që është ndarë për katër avokatët e ish-themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale për “krime lufte”.

Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tash disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare.

“Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe që këto të drejta janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, pa marrë parasysh se kush është subjekt i procedurës pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga  Ministrisë së Drejtësisë për REL.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se buxheti për mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial është përcaktuar me ligj, ku janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro.

Sipas ligjit çdo i akuzuar nga Dhomat e Specializuara gëzon mbështetje financiare nga shteti i Kosovës.

Tash e gjashtë muaj në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Selimi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Salih Mustafa. /Insajderi.com