Gastronomet bëjnë thirrje që të votohet buxheti në Kuvend

Gastronomet bëjnë thirrje që të votohet buxheti në Kuvend

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës e ka quajtur lajm të mirë miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ndonëse sipas tyre votimi i tij u vonua relativisht gjatë duke konsideruar periudhën e vështirë të pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas një postimi në Facebook, Shoqata thotë se kalimi i këtij ligji i ka dhënë një frymëmarrje më të lehtë ekonomisë së vendit, përkatësisht sektorit të gastronomisë.

Mirëpo, sipas tyre, disa prej dispozitave të tij po rrezikohen që të zbatohen për një kohë edhe më të gjatë.

Ekonomike, dhe i cili mund të zbatohet deri në tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal”, thuhet në njoftim.

Sipas gastronomeve ekonomia ka nevojë që sa më shpejtë të përkrahet, dhe kjo nuk duhet të vihet në vështirësi nga moskalimi i këtij Projektligji.

“Andaj, ju bëjmë thirrje që ky Projektligj të shpallet në këtë vit ‘Ligj’, duke paraparë zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike menjëherë në janar të vitit të ardhshëm, kështu, duke i këndellur sadopak disa prej industrive më të goditura të vendit tonë, e veçanërisht atë të gastronomisë, si më i prekuri nga të gjithë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com