Gastronomët janë në prag të falimentimit, nesër protestojnë

Bizneset e gastronomisë janë në një situatë të rëndë shkak i kufizimeve në veprimtari.

Gastronomët janë në prag të falimentimit, nesër protestojnë

Bizneset e gastronomisë do të kenë një aksion simbolik nesër para Qeverisë së Kosovës dhe po ashtu do të mbyllin lokalet për një orë duke i “dorëzuar” çelësat e tyre para Qeverisë si shenjë reagimi ndaj vendimeve kufizuese ndaj këtij sektori biznesor.

Ata thonë se kanë 80% ma pak të hyra ditore dhe se gjatë verës fitimi i këtij sektori qëndron gjatë mbrëmjeve, në kohën kur tash detyrohen t’i mbyllin lokalet.

Këtij aksioni do t’i bashkëngjiten edhe gastronomet e Gjakovës, të cilët sikurse të gjithë kolegët e tyre në mbarë vendin, thonë se janë dëmtuar shumë gjatë pandemisë dhe nga masat e reja qeveritare.

Gastronomet pretendojnë se nga masat e reja janë duke pësuar rreth 4000 biznese të kësaj kategorie dhe më shumë se 14 mijë të punësuar, pa përmendur sipas tyre, efektet zinxhirore që kanë te bizneset e tjera të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e gastronomisë. /Insajderi.com/