Masat i lanë pa punë

Gastronomët mbyllin lokalet – çelësat ia dorëzojnë qeverisë

Buzë greminës dhe pranë kolapsit. Kështu e përshkruajnë situatën e tyre grastronomët e Kosovës që për shkak të masave të marra nga qeveria, me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID-19, kanë mbetur pa klientë, rrjedhimisht pa të ardhura dhe përfundimisht pa punë.

Gastronomët mbyllin lokalet – çelësat ia dorëzojnë qeverisë

Gastronomët, për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës për ta kontrolluar përhapjen e COVID-19, nuk po kanë punë, njofton Insajderi.

Prandaj, kanë vendosur që çelësat e bizneseve të tyre t’ia dorëzojnë qeverisë, sot, e hënë, në orën 12:00, njofton Insajderi.

Ky do të jetë një akt simbolik që shpreh pakënaqësinë e tyre dhe shqetësimin njëkohësisht.

Ata do t’i mbyllin edhe lokatë për një orë

Kanë qenë kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe kryetari i Shoqatës se Biznesmenëve dhe Zejtareve në Prizren, që u kanë bërë thirrje bizneseve në këtë qytet që të hënë t’i mbyllin bizneset dhe të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ia dhurojnë një çelës, njofton Insajderi.

Drejtuesit e këtyre organizatave kërkuan nga institucioneve që urgjentisht të hiqen kufizimet e lëvizjes dhe masat tjera, pasi kriza te bizneset po thellohet çdo ditë e më shumë.

Derisa theksuan se janë të sëmurë ekonomikisht dhe institucionet nuk po ia japin dorën, thanë se nevojitet një manual i ri, i cili do të duhej të bëhet së bashku me bizneset./Insajderi.com